Vuçiç: Para fundit të vitit do ta them mendimin tim lidhur me Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se deri në fund të këtij viti do të dalë me qëndrimin e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Para fundit të këtij viti, do ta jap mendimin tim”, ka thënë Vuçiçi për Televizionin Publik Serb, kur është pyetur se kur do të dalë me qëndrimin e tij lidhur me Kosovën. Ai ka thënë se për rregullimin e të ardhmes së Serbisë është e rëndësishme që të paktën të fillojë dialogu i brendshëm lidhur me Kosovën, shkruan Telegrafi.

“Nuk mund të flas për diçka që nuk është përfundimtare. Mund të flas për diçka që është e rëndësishme për të ardhmen e Serbisë. I njoh shqiptarët, i njoh serbët, por në qoftë se nuk do të provonim ta rregullojmë të ardhmen, atëherë nuk do të duhej të merremi me këtë punë”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti serb ka vlerësuar se është me rëndësi që të gjithë të fillojnë të mendojnë ndryshe, e jo të dëshirohet një Serbi e cila lëngon. “Në qoftë se njëra palë është e kënaqur, kurse tjetra e pakënaqur, atëherë nuk ka kompromis”, tha Vuçiqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP