Tramp: Kim Jong do të ketë telashe shumë të mëdha nëse e sulmon Guamin

Presidenti amerikan Donald Tramp ka paralajmëruar Korenë e Veriut se e presin “probleme shumë, shumë të mëdha” nëse ndodh gjë në territorin amerikan të Guamit.

Duke folur në një resort golfi, ai tha se territori do të jetë shumë i sigurtë. Tramp tha se SHBA mund të vendosë sanksioine të tjera “sa më të forta” për Korenë e Veriut.

Trump foli dhe me homologun kinez Xi Jinping, i cili e mbështeti idenë për një zgjidhje paqësore, transmeton TCH.

Shtëpia e Bardhë tha se të dyja palët ranë dakord që Korea e Veriut duhet të ndalojë “sjelljen e saj të shtuar provokative”.

“Askush nuk e do zgjidhjen paqësore më shumë se Presidenti Tramp, këtë e them unë”, tha Tramp.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button