Shkarkimi i Zvërlevskit edhe sot temë diskutimi në Kuvend

Sot në mesditë në Kuvendin e Maqedonisë do të vazhdojë seanca e gjashtë në të cilin do të debatohet për shkarkimin e e prokurorit publik, Marko Zvërlevski.

Propozimi për shkarkimin e Zvërlevskit është dorëzuar nga Qeveria, për shkak të kryerjes së punës në mënyrë jo-ligjore, jo-efikase dhe jo-profesionale. Gjithashtu në tekstin e propozimit për shkarkim ceket se Zvërlevski me sjelljen dhe veprimet e tij ka treguar se nuk është i aftë ta kryej funksionin e prokurorit, si dhe për atë se nuk ka iniciuar proces gjyqësor për raste të parapara me ligj.

Sipas deputetëve të VMRO-DPMNE-së, kërkesa e Qeverisë për shkarkim të prokurorit publik është e pabazë. Ata thirren në nenin 8 të Rregullores për zgjedhje, ku sipas tyre, thuhet se emërimi dhe shkarkimi i funksionarëve nuk guxon të ndodhë në kohë kur ka zgjedhje të shpallura. Andaj të njëjtët bëjnë obstruksione duke zvarritur debatin me replika dhe kundër-replika mes veti.

Nga ana tjetër shumica parlamentare këmbëngul se Zvërlevski duhet të shkarkohet para pushimit vjetor të deputetëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button