Majlinda sërish favorite e titullit të botës në xhudo

Majlinda Kelmendi është favorite e madhe titullin e botës në xhudo e po ashtu të shpallet xhudistja më e mirë për ciklin olimpik 2012 – 2016.

Kështu ka shkruar të enjten sajti i specializuar i xhudos, “judoinside”, që ka nisur serinë e shkrimeve për botërorin e xhudos që prej 28 gushtit deri më 3 shtator mbahet në Budapest të Hungarisë, shkruan sot Koha Ditore.

Majlinda Kelmendi ka dy tituj të botës në kategorinë deri 52 kilogramë. Titullin e parë e fitoi në vitin 2013 në Rio, ndërsa të dytin në Chelyabinsk në vitin 2014.

Në botërorin e vitit 2015 mungoi për shkak të lëndimit, ndërsa vjet nuk u mbajt botërori. Botërorët nuk mbahen në vitet e Lojërave Olimpike.

Majlinda vjet fitoi medaljen e artë olimpike në Rio, ndërsa po ashtu ka tre tituj të Evropës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP