Kërkesa e VMRO-DPMNE-së zvarrit edhe më shumë shkarkimin Zvërlevskit

Deputetët e VMRO-DPMNE-së duke kërkuar pauzë njëorëshe gjatë zhvillimit të seancës kuvendore rikthyen mekanizmin e mehershëm të tyre me çka do të zvarrisin edhe më shumë shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvërlevski, njofton Portalb.mk.

Me kërkesë të deputetit të kësaj partie, Zoran Ilieski, Talat Xhaferi shpalli pauzë e dytë njëorëshe ku seanca iu rikthye punës pas orës 21:00 për të përfunduar në orën 22:00 pa epilog.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së edhe më herët kanë kërkuar pauzë  njëorëshe, por atëherë Xhaferi ua zëvendësoi atë me 10 minuta.

Paraprakisht, siç edhe spekulohet në seancën kuvendore kryeparlamentarit Talat Xhaferi i është vjedhur kartela me çka rezultoi me futje të serishme të sigurimit në seancë.

“Për këtë arsye është marrë masa në kompetencën time që të mund të punohet më tej”, tha Xhaferi.

Në vendosjen e sigurimit pas foltores kanë reaguar deputetë të VMRO-DPMNE-së, duke kërkuar që të tërhiqen. Ndërkohë Xhaferi e ka thirrur deputeten Pavlina Çestojnova, e cila e kishte radhën për replikë që të marrë fjalën. Bashkëpartiakët e saj thanë se nuk mund të ndodhë kjo në praninë e sigurisë. Pastaj sigurimi u tërhoq, ndërsa deputetët u kthyen në vendin e tyre.

Pasoi dalja e Çestojnovës, ku  më pas debati vazhdoi me reagime procedurale të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe kryetarit të Kuvendit rreth asaj  se kush e thyen Rregulloren e Kuvendit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button