I vidhet kartela Xhaferit, thërret sigurimin

Në vazhdimin e debatit në Kuvend për shkarkimin e prokurorit të përgjithshëm të shtetit Marko Zvërlevski me kërkesë të kryetarit të dhomës ligjvënëse Talat Xhaferit në sallën plenare u vendos sigurimi i Kuvendit, transmeton MIA.

Arsyetimi i spikerit për praninë e sigurimit është reagimi i tij në atë që, siç tha, ndodhi situatë në të cilën një deputet ia ka marrë kartelën.

“Për këtë arsye është marrë masa në kompetencën time që të mund të punohet më tej”, tha Xhaferi.

Në vendosjen e sigurimit pas foltores kanë reaguar deputetë të VMRO-DPMNE-së, duke kërkuar që të tërhiqen. Ndërkohë Xhaferi e ka thirrur deputeten Pavlina Çestojnova, e cila e kishte radhën për replikë që të marrë fjalën. Bashkëpartiakët e saj thanë se nuk mund të ndodhë kjo në praninë e sigurisë. Pastaj sigurimi u tërhoq, ndërsa deputetët u kthyen në vendin e tyre.

Pasoi dalja e Çestojnovës, ku  më pas debati vazhdoi me reagime procedurale të deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe kryetarit të Kuvendit rreth asaj  se kush e thyen Rregulloren e Kuvendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP