Viti i kaluar ka qenë më i ngrohtë në historinë moderne

 Raporti zyrtar i Qeverisë së SHBA-ve konfirmoi se viti i kaluar ka qenë viti më i ngrohtë që nga viti 1880, që kur matet temperatura globale, raporton Anadolu Agency (AA).

Qeveria e SHBA-ve shpalosi Raportin e 27-të Global për Ndryshimet Klimatike, të cilin e kanë përgatitur më shumë se 450 shkencëtarë prej rreth 60 shteteve të botës të mbledhur në observatorin dikasterial.

Në raportin thuhet se viti 2016 ka qenë viti i tretë i njëpasnjëshëm më i ngrohtë që nga fillimi i matjes.

Theksohet se vazhdimi i rritjes së temperaturës së ajrit dhe tokës është për shkak të ndikimit të El Ninos, fenomenit klimatik në Paqësor.

Krahas temperaturave rekorde, vitin e kaluar janë regjistruar edhe nivel rekord i gazrave serrë në atmosferë, ndërsa edhe këto rekorde janë diçka që thyhen për çdo vit.

Nuk dihet se çfarë ndikimi do të ketë raporti i fundit ndaj presidentit amerikan Donald Trump, i cili tërhoqi vendin e tij nga Marrëveshja e Parisit për luftë kundër ndryshimeve klimatike.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button