I dashuri i Rihannas ishte i martuar

I dashuri miliarder i Rihannas, Hassan Jameel, raportohet se ishte i martuar para se të takohej me krijuesen e hitit “Umbrella”.

Bukuroshja 29-vjeçare ishte fotografuar me të dashurin e saj, familja e të cilit ka të drejtat e shitjes së veturave Toyota. Rihanna ishte parë me pasanikun në një pishinë në Spanjë dhe që prej asaj kohe e mbajtën të fshehtë lidhjen e tyre.

Pas disa muajsh romancë, gazeta britanike “The Sun” raporton se biznesmeni ishte i martuar para se të njoftohej me Rihannan. Ai në vitin 2012 ishte martuar me eksperten e artit, Lina Lazaar.

Rihanna, e cila së fundmi ishte në lidhje me Drake, romancën e saj me Hassanin e ka mbajtur të fshehtë dhe për herë të parë u panë në muajin qershor kur dyshja shijoi pushimet në Ibiza të Spanjës, transmeton Koha.net.

Derisa romancat e Hassanit me femra të famshme ishin bërë temë e mediave, martesa e tij nuk ishte bërë e ditur asnjëherë.

“Hassani është shumë privat. Martesa e tij kishte marrë fund pak para se të takohej me Rihannan, pasi u shkurorëzua nga Lina, por lajmi se ishte i martuar ishte befasi për fansat e këngëtare. Lina e ka kaluar periudhën e ndarjes dhe është me një partner tjetër”, ka thënë një burim për The Sun.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP