TY, KANDIDAT

Me këtë  shkrim dëshiroj që në bazë të mësimeve të pakta që i kam marr deri tani dëshiroj që ti ndaj me ju, sado të pakta që të jenë. Këtë shkrim më shumë e bëjë prej “zemrës së plast”, ose prej “tollovis së barkut” siç thotë populli, sepse kur po ju dëgjoj se çka flisni në kampanja para-zgjedhore se çfarë budallallëqe përdorni, shpesh herë nuk ju besoj veshëve se çfarë po dëgjoj nga politikanët dhe mendoni se përmes atyre fjalimeve të tuaja të “famshme” do të fitoni votën e qytetarëve por dijeni se e keni shumë gabim mos u ndikoni shumë nga të pranishmit që janë aty sepse shumica e tyre as nuk ju dëgjojnë deri sa ju flisni por ja që ata ju duartrokasin edhe pa ju dëgjuar sepse ashtu ju është thënë. Ky shkrim është për ata që dëshirojnë një Maqedoni më të mirë, shoqëri më të shëndosh dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e këtij vendi, dhe jo për ata që postin e shohin vetëm si përfitime personale. Njashtu dëshiroj që përmes këtij shkrimi të ndikoj sadopak që fushata parazgjedhore dhe zgjedhore të zhvillohet  pa ofendime e nënvlerësime të llojit të rrugaçërisë,  por dëshiroj sa më shumë të mbizotëroj racio, argumenti dhe oferta konkrete për qytetarët dhe në fund të fitoj më i miri dhe ai që e meriton të jetë fitues.
Ju, kandidat që keni vendosur së pari të kandidoni brenda partisë suaj që të fitoni brenda partisë dhe të dilni kandidat për kryetar apo anëtar të këshillave të komunës para qytetarëve, duhet ta dini se sa më pak duhet të merreni me konkurrentin apo kundërshtarin tuaj sepse nëse merresh më shumë me atë se vetën tënde aq më shumë do ta rrezikosh vetën dhe votën për vetën tënde, ndërsa në anën e kundërt do ta fuqizosh kundërshtarin, por në vend se të merresh me konkurrentin dhe të sulmosh atë me lloj lloj fjalësh, ta nënvlerësosh atë, nuk duhet të bësh kundër kampanjë, por në vend të kësaj bënë kampanjë për vetën tënde trego se pse platforma yte është më e mirë se e atij tjetrit apo kundërshtarit tënd, të lutem kursej fjalët, kujdes se çka po flet gjatë kampanjës për kundërshtarin  sepse pas zgjedhjeve mund të  turpërohesh kur të bësh koalicion po me të njëjtin, person që nuk kurseve asnjë fjalë të keqe për atë, pas gjithë kësaj si do të dalësh para qytetarëve për të kërkuar votën në zgjedhjet e ardhshme? Ku ty u bashkove me atë që e quajte kriminel para zgjedhjeve? Duhet të keni kujdes.
Duhet të jeni të vetëdijshëm më se qytetarët janë lodhur duke dëgjuar fjalime nga politikanët se ne jemi të fuqishëm, guximtar, fisnik, populli më i lasht në botë gjithashtu është lodhur edhe duke dëgjuar për historitë e heronjve të Hasan Prishtinës, Skënderbeut, Ismail Qemajlit e kështu me radhë, ndaloni me këto fjalime se të gjitha  këto histore ne i dijm nuk kemi nevojë të na i përmendi mos u mundoni kotë që nëpërmjet populizmit, ultranacionalizmit ta fitoni votën e qytetarëve, qytetarët kanë nevojë për program se si do të qeverisni gjatë mandatit tuaj nuk kemi nevojë që të ndëgjojm narracionet e juaja letrare. Qytetari do ti bashkohet më shpejt një subjekti apo kandidati që i garantohet një mbrojtje, një plan për qeverisje dhe një ide, e asnjëherë nuk do ti bashkohet atij që flet vetëm fjalë se të tjerët në këtë rast kundërshtari janë të korruptuar, milionerë, ndërsa ai  ka mbetur aty ngase të tjerët janë korruptuar dhe ai është i moralshëm, atëherë ai pse të bashkohet me ty,  pse të të besoj kur edhe ti të njëjtën mund ta bësh sapo të vish në pushtet, pse të bëhet bashkë me të pa fuqishmin ku nuk mund të bëjnë asgjë, me këto fjalë duhet ta dish se shumicën nuk e ke pas dhe nuk mund të fitosh dotë, do marrësh votat vetëm në lagjen tënde.
Një Intelektual i vërtet nuk është aspak agresiv por përkundrazi ai është i urtë dhe paqësor, me këtë them se mundoheni sa më shumë të jenë të qetë në debate dhe sa më shumë përdoreni mendjen nëse synoni dhe dëshironi fitoren, kjo është e gjitha si një hap i madh.
Deri tani shkruajta për kandidatët tani të them edhe diçka për partitë politike këto  duhet ta kuptojnë më se listat që janë të mbushura me persona që janë bërë për riciklim apo persona të shterrur politikisht nuk do ta kenë përkrahjen e masës së qytetarëve, qytetarët kanë nevojë për një rifreskim të figurave politike janë lodhur më nga figurat e njëjta gati më 15 vite duke u marr vetëm me figurat e njëjta, qytetarët kanë nevojë për persona të rinjë dhe entuzjast për punë dhe që janë në gjendje të japin gjithçka për vendin e tyre.

A morët mësim nga zgjedhjet e fundit të 11 dhjetorit a e kuptuat se ata që u morën më së shumti me populizëm nuk fituan asgjë, e kuptuat se  humbën pushtetin e tyre shumëvjeçar, ndërsa të tjerëve ju përgjysmuan mandatet, merrni mësim nga gabimet e të tjerëve që të mos i përsërisni ju thotë një njeri i urtë, që emri i tij momentalisht nuk po më kujtohet, duhet ta kuptoni se është e kot kjo këngë ka marr fund te qytetarët ata kamë zgjedhur që të jetojn në vend se të vdesin, kanë zgjedhur paqen në vend të luftës, zgjedhën dashurin në vend të urrejtjes, kanë vendosur të votojnë me arsyen jo me ndjenjat.
Për fund si të gjithë të tjerët dëshiroj që të  bëhet një garë apo kampanjë para zgjedhore pa shpifje dhe nënçmime ndaj kundërshtarëve politik sepse atë nuk e ke armik të përbetuar por vetëm një kundërshtar politik  që për 20 dit do të kaloj e përmenda edhe më lartë pas zgjedhjeve mund të bashkëpunosh mos u mundo të ja hedhësh popullit me fjalë të kota se ata do ta kthejnë si një “bumerang” në zgjedhjet e ardhshme, shpresoj të jetë edhe e qetë pa ndonjë incident sado të vogël. Dhe më e rëndësishmja të ketë  sa më shumë oferta konkrete për qytetarët e vendit dhe një shpresë më shumë për të rinjtë që të mos lëshojnë atdheun e tyre, dhe krejt në fund pas zgjedhjeve të implementohen ato.
VDEKJE INJORNACËS, LIRI POPULLIT.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button