BE: Më shumë shtete nga BE-ja, Hong-Kongu dhe Zvicra janë goditur nga skandali me vezët toksike

Shumë shtete nga Bashkimi Evropian, Hong-Kongu dhe Zvicra janë goditur nga skandali me vezët e infektuara me insekticidin fipronil, kumtoi sot Komisioni Evropian.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Daniel Rosario deklaroi se Hong-Kongu ka qenë vendi i vetëm joevropian, që është goditur nga skandali.

Rosario shtoi se vendet e tjera janë Suedia, Franca, Britania e Madhe, Austria, Irlanda, Luksemburgu, Polonia, Rumania, Sllovenia, Sllovakia, Danimarka dhe Zvicra.

Dërgesat e vezëve të këtilla në Zvicër dhe në Hong-Kong janë importuar nga Belgjika, Gjermania, Holanda dhe Franca, ku ka ferma, tek të cilat është regjistruar prania e nivelit të lartë të finpronilit.

KE-ja paralajmëroi edhe mbledhje të veçantë më 26 shtator në lidhje me skandalin me vezët e infektuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button