KSHZ nga komunat kërkoi kushte për komisionet zgjedhore, 14 shtatori afati përfundimtar për listat e kandidatëve

Komisioni Shtetëror Zgjedhor i është drejtuar të gjitha komunave që të sigurojnë hapësira përkatëse dhe kushte teknike për punë të komisioneve zgjedhore komunale për shkak të organizimit dhe zbatimit të pandërprerë të Zgjedhjeve lokale të 15 tetorit të vitit 2017.

KSHZ-ja i ka njoftuar të gjitha komunat dhe Qytetin e Shkupit se janë të detyruar që më së voni deri më 11 gusht të vitit 2017 publikisht t’i publikojnë lokacionet dhe çmimet për blerje të hapësirave reklamuese dhe billbordeve, ndërsa më së voni deri më 25 gusht të vitit 2017 komunat dhe Qyteti i Shkupit janë të detyruara t’i publikojnë kushtet për marrje të së drejtës për shfrytëzim të vendeve për vendosje të pllakave zgjedhore.

“Gjithashtu, KSHZ-ja i ka njoftuar komunat dhe Qytetin e Shkupit se mjetet për zbatim të zgjedhjeve lokale sigurohen nga buxheti i Qytetit të Shkupit dhe me to disponon komisioni komunal zgjedhor, respektivisht Komisioni Zgjedhor i Qytetit të Shkupit, përveç mjeteve për materialin zgjedhor që sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë dhe me to disponon Komisionit Shtetëror Zgjedhor”, kumtoi KSHZ.

Përkujtoi se sot (11 gusht 2017) është afati përfundimtar deri kur mediat e shtypura dhe mediat elektronike (internet-portalet) janë të detyruara që listat e çmimeve t’i dorëzojnë në KSHZ, Entin Shtetëror për Revizion dhe Komisionin Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, ndërsa radiodifuzerët t’i parashtrojnë edhe deri te Agjencia për Audio dhe Shërbime Audovizuale Mediale (AASHAM).

KSHZ-ja në njoftim thekson edhe se konform Afatit ligjor për kryerje të veprimeve zgjedhore, 14 shtatori i vitit 2017 është afati përfundimtar për parashtrim të listave të kandidatëve për Zgjedhjet lokale 2017, e jo 9 nëntor siç kanë publikuar një pjesë e mediave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button