Shilegov: VMRO-DPMNE duhet ta ndërrojë retorikën me të cilën dëshiron të shkaktojë incident në Kuvend

“Përmes përpjekjes që ta bllokojnë Kuvendin deputetët e VMRO-DPMNE-së dëshirojnë ta ndërpresin procesin e shkarkimit të prokurorit publik Marko Zvërlevski”, tha Petre Shilegov, deputet i LSDM-së, njofton Portalb.mk.

“Ata janë nervoz për shkak proceseve gjyqësore që i presin dhe u porosisim që ta ndërrojnë  retorikën me të cilën përpiqen të bëjnë incident në Kuvend”, tha Shilegov.

Sipas tij, qëllimi i vetëm i bllokadës që e bëjnë deputetët e VMRO-DPME-së është mbrojtja e krimit të Gruevskit, por edhe përkundër përpjekjeve, Zvërlevski do të shkarkohet dhe askush nuk do t’i ndihmojë VMRO-DPMNE-së.

Në lidhje me listat për kandidat për zgjedhjet lokale, Shilegov tha se akoma po analizohet dhe gjithçka është në proces të përgatitjes

“LSDM-ja me punën e deritanishme ka person që ta kërkojë mbështetjen e qytetarëve”, shtoi Shilegov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button