Maduro dëshiron “bisedë në katër sy” me Donald Trampin

Presidenti i Venezuelës Nikollas Maduro deklaroi se dëshiron të takohet me presidentin amerikan Donald Tramp dhe me të bisedojë drejtpërdrejtë – në katër sy.

Maduro dëshiron që takimi i tillë të mbahet në Nju-Jork gjatë muajit të ardhshëm, gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.

SHBA-ja kohë më parë vendosi sanksione të drejtpërdrejta ndaj Maduros, duke e akuzuar se me procedurat dhe politikën e tij e minon demokracinë në vend.

Maduro foli para ithtarëve të tij në hapjen e sesionit të Asamblesë së tij kushtetuese, i cili u zgjodh edhe krahas kundërshtimit të fuqishëm të opozitës dhe të shteteve jugore amerikane.

Në kushte të tilla, presidenti majtist Maduro, i cili përpiqet që në fuqi të zbatojë “Revolucion socialist” në vend, zakonisht flet në tema antiametikane në të cilat dënohet “imperaliazmi” dhe akuzohet për “bërje të komplotit” kundër pushtetit të tij.

Por, këtë herë Maduro kërkoi takim me Trampin dhe bëri të ditur se ka për qëllim të parashtrojë padi para gjykatës amerikane kundër vendimit të SHBA-së për vendosjen e sanksioneve ndaj tij.

Më shumë se 120 persona deri më tani e kanë humbur jetën në përleshjet në rrugët e Karakasit dhe qytetet tjera midis opozitës dhe forcave të rendit.

Presidenti të cilin e akuzojnë se vendos pushtet autokratik në vend , në fjalim paralajmëroi se Asambleja e re kushtetuese do ta ketë kontrollin ndaj Qeverisë dhe presidentit dhe se do të përpunojë Kushtetutë të re. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button