“MOJ EUROPË, TI GËNJESHTARE”

Në luftën e kryqëzatave, kur ushtritë kalonin me karvanet nëpër pyjet e Europës Jug-lindore princat, kontët, konteshat dhe populli i pritnin me lule. Shumë të rinj dhe të reja  u bashkangjiteshin kryqëzatave  dhe  për të luftuar kundër të pabesëve shkuan në Jeruzalem, tek varri i Krishtit, që të ҫlirojnë Jeruzalemin nga armiqtë e krishterizmit. Rrugës duke kaluar nëpër Europën Jug-lindore, kryqëzatat plaҫkitnin, dhunonin vajza dhe gra. Kur arritën në Konstandinopoli, duke menduar se kanë ardhur si shpëtimtarë të krishterizmit kryqëzatat si barbarët dhe bishat e egra, filluan të djegin, plaҫkitin, dhunojnë vajzat dhe gratë tona. Perandori Bizant Justiniani, dërgoi një letër Perandorisë së Shenjtë, duke i thënë dhe ankuar me note proteste se kryqëzatat kanë bërë kërdi duke plaҫkitur dhe dhunuar gratë dhe vajzat tona. Ata ishin përgjigjur se ushtarët tanë nuk kanë bërë ndonjë mëkat të madh, se paskan dhunuar ndonjë plakë. Ju nuk na erdhët në ndihmë kur osmanët pushtuan Konstandinopojën. Ju nuk na erdhët në ndihmë kur Perandori i fundit Bizant me shpatë në dorë u fut në betejë dhe nuk doli gjallë. Ju duke ndenjur duarkryq dhe bërë sehir,u ngazëllyet, kur Perandori Bizant në fund dha shpirt. Pasi na e kthyet shpinën, në Ballkan filluan të vijnë dervishë, sofistë, njerëz të urtë me mjekrra si emisarë duke sjellë një fe të re. Pastaj hordhitë osmane na pushtuan, na ndanë nga trungu amë më se pesë shekuj. Ne u ndamë si shqiponja që rrebelojë dhe u largua nga vendi i saj. Por kur u kthye, asaj ia kishin vënë një unazë në këmbë. Ne pas pesë shekujsh iu kthyem kontinentit amë, por me unazë në këmbë, me damkë e nishan, që dhe sot nuk na pranoni ti bashkangjitemi amës tonë. Ne u shkëputem përgjithmonë nga Lindja orientalizmi, për t’iu bashkuar oksidentalizmit shtëpisë tonë europiane. Ne e mbrojtëm me fanatizëm Europën Krishtere nga armiqtë e saj osman. Po të mos ishim ne si muri mbrojtës, osmanët do të pushtonin Romën, Parisin dhe në fund edhe juve do t’ ua vinin unazën në këmbë. Ju thoni se ne ballkanasit, jemi krishterë të Lindjes, me divergjenca kulturore dhe fetare. Ju thoni se aty ku fillon Katolicizmi dhe Protestanizmi, aty fillon Europa. Kurse neve na konsideroni si popujt e Lindjes, se kufiri i Europës është i prerë në mes Krishterizmit Perëndimor dhe Lindor, Ortodoks dhe Islam se janë dy qytetërime me antagonizma, që vijnë në përplasje mes qytetërimit tonë dhe qytetërimit tuaj. Ju neve ballkanasve, na premtuat se pas Rumanisë dhe Bullgarisë ne e kemi rradhën. Ne i nxorëm biletat, duke pritur me vite trenin për në Bruksel. Na premtuat në vitin 2010, pastaj në vitin 2015. Ju neve na gënjeni, injoroni, se akoma nuk i kemi kryer detyrat për të hyrë në familjen e përbashkët europiane.  Nuk keni treguar mëshirë, ndaj pjesës së shkëputur të popujve europian, që rrjedh nga toka, gjaku dhe fisi  juaj europian.  Në fund u treguat egoistë dhe ҫnjerëzorë ndaj refugjatëve duke u grindur mes vete se kush do ti pranojë.  Keni qenë egoistë dhe keni ngelur të tillë. Thoni se Europa është një klub Krishtero-Perëndimor.  Ju ne ballkanasit na konsideroni si tinajxher, fëmijë jetime dhe bastardë. Në qoftë se më tej vazhdoni të na premtoni me fraza dhe sllogane boshe, ne prapë do të rrebelohemi. Do ti kthehemi atyre që në mesjetë na e vunë unazën. Do ti kthehemi flamujve te vjetër do ti kthehemi Erdogan abit, dhe bat Putinit. Mirë na tha Taip abi kur ishte në një vizitë në Ballkanin Perëndimor, mos u besoni atyre, se ata juve ju gënjejne sikur neve duke pritur dekada me rradhë, në fund ngelët të zhgënjyer. Po të ishit me ne tha abi, e kishte fjalën për shqiptarët dhe boshnjakët, do t’ ju ushqenim me llokume dhe bonbone. Ju për ne jeni sa një lugë kos në det, sa një vilajet, ose paralagje e Stambollit. Ne ballkanasit kemi dhe bato Putinin. Ai na ka thënë, ju jeni popull lindor, nuk keni asgjë të përbashkët me perëndimorët. Jeni gjaku, gjeni dhe fisi ynë. Jeni kushërinj, nipa dhe stërnipat tanë tha Bato Putin. Ne rusët po të shmangim një vakt në ditë dhe të mos pimë vodka, ju do t’ju ushqenim tërë vitin me qumësht mjaltë, tha Bato Putin.

  “ Sindromi dhe taverna ballkanike

Ju ballkanasit thoni se ne kemi gjen dhe instikt luftarak dhe  e kemi përgjakur historinë. Në ҫdo shekull dhe gjysëm shekulli kemi bërë luftëra. Ju ishit aktorët dhe protagonistët që e filluat Luftën e Parë botërore.  Jeni gjithë nipa, stërnipa dhe kushërinj. Jetoni në hasmëri dhe urreheni mes vete. Secili prej jush thotë, ne jemi rracë superiore, popull biblik, gjuha jonë është gjuhë e Zotit. Ju ballkanasit keni të njëjtën traditë, tipare, të njëjtën metodë dhe të njëjtën kuzhinë. Por ju nuk e njihni vetveten ju kacafyteni mes vete, duke thënë, se  shqiptarët janë primitivë, boshnjakët injorantë, kroatët egoistë, serbët arrogantë dhe maqedonasit narcistë të krishterë. Ju thoni se ne  jemi europianë. Shqiptarët dhe boshnjakët janë të turqizuar ata janë më të rrezikshëm se turqit. Por për ne, ju jeni  ballkanas të gjithë njësoj. Ne juve nuk ju dallojmë. Ju futim të gjithëve në një kosh. Në luftërat ballkanike dogjët shkrumb e hi arkitekturën e qytetërimeve të lashta, trashëgiminë kulturore dhe thesarin e ҫmuar të kontinentit europian, duke thënë se nuk është e jona, por e armiqve dhe pushtuesve të huaj. Ju po të doni mund të filloni prapë luftë, mund ta ndizni fuҫinë e barotit kur të doni. Por të dini se nuk do të dërgojmë djemtë tanë  si më parë nëpër fushë beteja qosheve të Ballkanit, për egon, urrejtjen patollogjike dhe narcizmin tuaj shekullor. Ju merreni me mite, kulte, plasfemi. Liderët tuaj në fillim i profetizoni, i lartësoni dhe  në fund i mposhtni dhe nëpërmjet natës i shpallni tradhtarë. Heronjtë dhe martirët tuaj, me lavde dhe kurora i varrosni në varrezat e dëshmorve të kombit. Pastaj kur vijnë despotët vini  i ҫmitizoni i zhvarrosni pa nam e nishan që nuk u gjenden as kockat. Ju nëpërmjet natës ngrini statuja i shndërroni në tempuj, idhuj heronjtë. Të mjerët  ju me heronjtë tuaj. Më në fund u penduam që i pranuam dy shtete ballkanike. Në Greqi vozitin me vetura luksoze, porshe, mercedez, ferrari më shumë se në Gjermani. Ata kanë konsumuar pensionet e të vdekurve duke jetuar në kurrizin tonë, nga taksapaguesit dhe fondet tona. Ju ballkanasit mund ti ktheheni Erdogan abit dhe bato Putinit. I keni portat e hapura.  Keni eliten e përҫarë me politikanë oligarkë të korruptuar.  Akoma nuk keni bërë transformim kulturor politik si dhe  nuk e keni shijuar demokracinë, nuk e dini se ҫ’është demokracia.  Jeni mësuar të jetoni nën frikën e despotëve dhe tiranëve dhe në fund  i shndërroni në mite ikona dhe kulte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button