Vardari do të mbetet pa Samsonenkon

Pronari i KF Vardarit, manjati rus Sergej Samsonenko largohet nga drejtimi i të tria skuadrave me këtë emër, KF Varadri, KH Vardari dhe KHF Vardari. Lajmin për largimin e tij nga këto skuadra biznesmeni rus e bëri përmes një letre të publikuar në “Makedonski Sport”.

Samsonenko në letër shkruan se në këto tre klube do të investojë deri në mbyllje të sezonit dhe më pas do t’ua kthejë pronarëve të mëparshëm.

“Ky është sezoni i fundit në të cilin unë Sergej Samsonenko, investoj në të tre klubet në Maqedoni. Pas kësaj, tre klubet do t’ua kthejë pronarëve të mëparshëm”, ka thënë Samsonenko.

Në letrën e tij Samsonenko shkruan se ka qenë i shqetësuar nga ofendimet të cilat i ka përjetuar në media dhe rrjetet sociale, ditëve të fundit. Gjithashtu Sergej Samsonenko ka vendosur që edhe të bëjë zbritjen e çmimeve të biletave për ndeshjen ndaj Fenerbahçes në 300 denarë për secilin sektor të tribunave, ndërsa për të gjithë ata që kanë blerë bileta me çmimet paraprake do t’i kthehen të hollat. Kujtojmë që biletat e para që dolën në shitje për takimin Vardari-Fenerbahçe ishin nga 2.000 deri në 3.000 denar.

Takimi Vardari-Fenerbahçe do të luhet me 17 gusht në “Telekom Arena” në Shkup, ndërsa ai i kthimit pas një jave në Stamboll të Turqisë. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button