Matis: Lufta me Korenë Veriore do të ishte katastrofike

Lufta e mundshme midis SHBA-së dhe Koresë Veriore do të ishte “katastrofike”, pranoi ministri amerikan i Mbrojtjes Xhejms Matis.

Ai shtoi se SHBA-ja megjithatë, do të jetë e gatshme nëse është e nevojshme.

“Lufta është strategji e njohur dhe nuk ka nevojë të projektohet dhe ajo do të ishte katastrofike”, deklaroi njeriu i parë i Pentagonit në kohën kur presidenti i SHBA-së Donald Tramp e përforcoi retorikën e ashpër ndaj Koresë Veriore.

Ministri i Mbrojtjes tha se përgjegjësia e tij është përgatitja e opsionit ushtarak nëse do të ishte e nevojshme, por SHBA-ja komploton qasje diplomatike për kërcënimin koreanoverior.

Matis mbrëmë zyrtarisht e vizitoi sektorin mbrojtës eksperimental inovativ (DIUxh) në Maunt Vju në Kaliforni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button