Tramp – Putinit: Faleminderit që je duke ndihmuar në uljen e shpenzimeve diplomatike të SHBA-së

Presidenti amerikan, Donald Tramp i shprehu “falënderim” homologut të tij rus, Vlladimir Putin pasi që “ndihmon për zvogëlimin e shpenzimeve” me urdhrin e tij për zvogëlimin e numrit të personelit në misionet diplomatike të SHBA-së në Rusi.

“Dëshiroj t’i falënderohem (Putinit) që mundëson të kursehen para amerikane”, deklaroi Tramp.

Në fund të korrikut, presidenti rus dha urdhër që të zvogëlohet numri i personelit diplomatik amerikan në Rusi për 755 persona, që ishte përgjigje e Moskës ndaj sanksioneve më të reja amerikane ndaj Rusisë, që e miratoi Kongresi.

Me këtë vendim, me të cilin janë përfshirë Ambasada e SHBA-së në Moskë dhe konsujt në Shën Petërburg, Ekaterinburg dhe Vladivostok, numri i diplomatëve amerikanë në Rusi do të jetë 455, gjegjësisht po aq sa ka edhe diplomatë rusë në SHBA.

Mediat amerikane, duke iu referuar burimeve diplomatike, sqarojnë se numri më i madh i personelit që duhet të zvogëlohet, gjegjësisht është kuadër vendor i cili është angazhuar në misionet diplomatike.

Kjo do të thotë se numri i personelit diplomatik të SHBA-së që deri më 1 shtator duhet të largohet nga Rusia do të jetë më i vogël se 755 persona sa duhet të përmbajë urdhri i presidentit rus.

Kur Putin e publikoi urdhrin, Departamenti shtetëror reagoi me kumtesë se bëhet fjalë për “vendim të keq”.

Trampit, megjithatë, tani nuk i vjen keq për procedurën e tillë, por “i falënderohet” presidentit rus për “kursimin që SHBA-së në këtë mënyrë i sigurohet”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button