Guteresh i shqetësuar për shkak të retorikës rreth Koresë së Veriut

 Kombet e Bashkuara kumtuan se sekretari i përgjithshëm Antonio Guteresh është i “shqetësuar” për shkak të retorikës më të ashpër të të gjitha palëve në kontestin bërthamor rreth Koresë së Veriut.

Zëdhënësi i KB-së, Stefan Dizharik deklaroi se Guteresh “i përshëndet të gjitha iniciativat që do të ndihmojnë në pengimin e eskalimit të tensioneve dhe kthimin e diplomacisë”.

Në pyetje nëse sekretari i përgjithshëm i KB-së do të mund të jetë ndërmjetësues në këtë situatë, Dizharik deklaroi se ai çdoherë është i gatshëm për një gjë të tillë. KB-ja ka pasur të dërguar për Korenë e Veriut, por Dizharik thotë se “çdo situatë është më ndryshe dhe me rëndësi është të mos bëhet gjeste të zbrazëta”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button