Shtëpia e fëmijërisë së Donald Trump jepet me qira, publikohen edhe pamjet se si duket ajo! (Foto)

Shtëpia e fëmijërisë së Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump është në dispozicion për tu marrë me qira.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, për një kosto prej 777 dollarësh një natë, në shtëpinë “e pasur” në Queens, New York City, mund të flenë deri në 20 vetë.

“Kjo është një mundësi unike dhe e veçantë për të qëndruar në shtëpinë e një presidenti”, thotë shpallja me qira e Airbnb.

Bëhet e ditur se shtëpia e stilit Tudor ishte shitur për 2.14 milionë dollarë, dy muaj pas zgjedhjeve të Trump.

Ndërtesa, e cila është shumë afër metrosë, thuhet se përmban pesë dhoma gjumi dhe tri banjo e gjysmë.

Shtëpia do të ishte ideale për një konferencë biznesi, shkruan në postimin e shpalljes.

“Nuk është ndryshuar shumë që kur Trumpët jetuan këtu, kuzhina është origjinale dhe orenditë përfaqësojnë stilin dhe pasurinë në të cilën Trumps do të kishin jetuar”, thotë postimi.

Sipas mediave, shtëpia ishte ndërtuar nga babai i zotit Trump, Fred Trump, në vitin 1940.

Kjo ishte shtëpia e ish-presidentit të ardhshëm deri në moshën katër vjeçare, kur familja Trump u zhvendos në një rezidencë më të madhe.

Shtatorin e kaluar, zoti Trump i tha komedianit televiziv Jimmy Fallon në mbrëmje se ai dëshironte të blinte shtëpinë, e cila pak kohë më pas u tërhoq nga shitja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button