BE shton numrin e të sanksionuarve nga Koreja e Veriut

Nëntë persona dhe katër subjekte juridike, përfshirë Bankën e Tregtisë së Jashtme të Koresë së Veriut, janë shtuar në listën e BE-së

Bashkimi Evropian (BE) ka shtuar të enjten numrin e individëve dhe subjekteve nga Koreja e Veriut në listën e të sanksionuarve nga shkaku i aktiviteteve të fundit të Phenianit me raketa balistike, raporton Anadolu Agency (AA).

BE tha se nëntë persona dhe katër subjekte juridike, përfshirë Bankën e Tregtisë së Jashtme të Koresë së Veriut, janë shtuar në listën e atyre që i nënshtrohen një ngrirje të aseteve dhe kufizimeve të udhëtimit.

“Vendimi i fundit çon totalin e individëve të sanksionuar të RDPK-së në 62 (Koreja e Veriut) dhe 50 subjekte juridike, ashtu siç qëndron në listën e OKB-së”, thuhet në një njoftim të BE-së.

“Përveç kësaj, 41 persona dhe shtatë entitete janë caktuar nga BE-ja në mënyrë autonome”, shton deklarata.

Ditën e shtunë KS-OKB miratoi draft rezolutën për sanksionet e reja kundër Koresë së Veriut, e cila përkundër vendimeve të marra po i vazhdon aktivitetet bërthamore dhe testimet e raketave.

Përkundër sanksioneve të aplikuara nga OKB-ja, që nga viti 2006, Koreja e Veriut vazhdon aktivitetet e saj bërthamore pa u ndalur.

Ky vend së fundmi më 28 korrik ka kryer testimin e një rakete balistike interkontitentale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button