Durguti rikthehet në ATP rënditjen

Tenisti shqiptar nga Shkupi, Besir Durguti pas paraqitjeve të mira në disa turne të këtij sezoni, pas një viti pauze sërish rikthehet në renditjen e ATP-s. E gjithë kjo vjen si rezultat i punës së tij të suksesshme dhe angazhimit të madh, ndërsa kësaj radhe meritë për suksesin e tij kanë edhe trajnerët austriak Gilbert Schaller (i cili ka qenë i 17 në ATP listë) dhe Martin Spottl ( i radhitur në pozitën e 181 në ATP).

Shkupjani Durguti pikërisht pikën e parë të këtij viti në ATP e ka fituar pas shumë pjesëmarrjeve në turne të ndryshme në Austri, por kthimi i tij në Shkup ku në rrethin e parë të turneut “FUTURES” shënoi fitore ndaj tenistit serb, Nebojsha Milenkoviç, duke i sjell tenistit shkupjan një ATP pikë.

Tani në rëndtijen e fundit të publikuar nga ATP, Besir Durguti është në renditjen botërore i 1870-ti. Ky është një rikthim i suksesshëm, por që tenisti shqiptar premton se do të vazhdojë të punojë edhe më shumë për të marrë pikë të reja që të ngjitet sa më lartë në ATP renditjen. Rënditja më e mirë e Dutgutit ishet pozita e 1231 në vitin 2015. /Portalb.mk/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP