Era dhe temperaturat e larta sërish i aktivizuan zjarret pyjore në Portugali

Temperaturat e larta dhe erërat e fuqishme i aktivizuan zjarret pyjore në Portugali, pasi që ulja e temperaturave në korrik mundësoi qetësimin e përkohshëm të valës së zjarreve, prej të cilëve, vetëm në një prej tyre humbën jetën 64 persona, transmetuan mediat amerikane., transmeton MIA.

Agjencia portugeze për mbrojtje civile njoftoi se momentalisht bëhet përpjekje në shuarjen e shtatë zjarreve ku marrin pjesë mbi 1.300 zjarrfikës dhe 25 aeroplanë dhe helikopterë, që hedhin ujë nga ajri.

Prej të gjitha  sipërfaqeve  pyjore të djegura në BE gjatë këtij viti, mbi një e treta janë në Portugali.

Sipas shërbimit për ballafaqimin me situata urgjente në BE, në Portugali deri më 5 gusht tërësisht janë djegur 140.000 hektarë pyje, ndërsa në tërë BE-në janë djegur 380.000 hektarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP