Tajlandë, diplomohet 91 vjeçarja
Në Tajlandë, një grua 91 vjeçare mori diplomë universitare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmeve në mediat lokale, 91 vjeçarja Kimlan Jinakul, arriti të diplomohet në Departamentin e Shkencave të Mjedisit të Universitetit të Hapur Sukhothai Thammathirat, ku kishte marrë 10 vjet shkollim.
Ajo në deklaratën e saj duke theksuar se edukimi nuk ka moshë, tha se është shumë e lumtur se ka patur mundësinë për të vazhduar edukimin pasi që para shumë vitesh është detyruar ta ndërpresë.
Kimlan diplomën e saj e mori nga Mbreti i Tajlandës, Maha Vajiralongkorn.
Diplomat e atyre që diplomohen nga universitetet shtetërore në Tajlandë, jepen nga anëtarët e familjes mbretërore.