Ende disa zjarre në territorin e Maqedonisë janë aktiv

Në territorin e Maqedonisë momentalisht aktive janë vatra të zjarreve në komunat Makedonski Brod dhe Çashkë, ku është shpallur edhe gjendje të jashtëzakonshme, si dhe zjarre në komunat Kavadar, Kërçovë, Dollnen, Prilep, Tetovë dhe Bërvenicë, informoi sot zëdhënësja e Qendrës për Menaxhim me Kriza Nadica Vëçkova.

“Në komunën Makedonski Brod për momentin janë të pranishme vatra në fshatin Rastesh, vendi i quajtur Sekullovo Gumno dhe v.q. Koristki doll në rrëzën e malit të Suva Gorës në fshatin Vollçe v.q. Mramor. Është paraqitur zjarr i ri në fshatin Greshnicë në afërsi të atij paraprak”, deklaroi Vëçkova.

Theksoi se për momentin atje janë angazhuar një helikoter i ARM-së, i cili po vepron në fshatrat Brezë, Rastesh, Vollçe dhe Zagrad.

“Zjarri në komunën Çashkë, tek vendi i quajtur “Jasenkovska Gllava” është ende aktiv. Po digjet bimësi me pyje të ulëta dhe bar i thatë. Për shuarje të zjarrit janë angazhuar të punësuar nga ekonomia pyjore ‘Babuna’ nga Velesi”, deklaroi Vëçkova.

Zjarri në hapësirë të hapur, shtoi Vëçkova, në rajonin e fshatit Galishtë në komunën Kavadar ende është aktiv dhe në shuarjen e tij punon ekip i NP “Pyjet e Maqedonisë”, filiali “Bor”.

“Në komunën Kërçovë, zjarri në v.q. Fërlogoec në malin Bistra është aktiv dhe po përhapet drejt pyllit me lisa. Ekipe të ekonomisë pyjore ‘Llopushnik’, njësite të vetëqeverisjes lokale nga Kërçova, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe QRMK nga Kërçova janë në vendin e ngjarjes”, deklaroi Vëçkova.

Zjarri i shkaktuar dje, theksoi QMK, tek varrezat e reja të qytetit në Prilep nga mbeturina të djegura, barë i thatë dhe degë, për kohë të shpejtë është përhapur dhe është djegur sipërfaqe prej rreth 60 hektarë, në të cilën një pjesë e pyllit me pisha.

“Momentalisht zjarri është aktiv në një pjesë të vogël në afërsi të fshatit Gorno Sello dhe Mramorani, në komunën Dollnen, si dhe Mazhurishte në komunën Prilep. Momentalisht po digjet barë i thatë, dëllinjë dhe pyll tjetër i degraduar, por sipas informatave të cilat i kemi nuk ka rrezik për rrezikim të manastirit Treskavec. Për momentin ka ekipe të NJTZ nga Prilepi, nga njësiti i vetëqeverisjes lokale, NP ‘Komunalec’ nga Prilepi, shoqata alpiniste ‘Kartush’ nga Prilepi dhe vullnetarë të tjerë”, deklaroi Vëçkova.

Në rajonin e Tetovës, shtoi, aktiv është zjarri mbi fshatin Kopance, Tudence dhe Siriçinë, në komunën Jegunoc, ku po digjet barë i thatë dhe bimësi me shkurre të ulëta në terren shkëmbor dhe vështirë i kalueshëm.

“Zjarri në fshatin Gurgurnicë në komunën Bërvenicë është aktiv. Po digjet barë i thatë dhe kullosa. Sipas këtyre informatave me të cilat disponojmë nuk ka rrezik për zgjerim dhe përfshirje të pyllit”, deklaroi Vëçkova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button