Në Arenën “Filipi i Dytë” dy kosovarëve ua kanë vjedhur kuletën

Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin e sotëm informon se gjatë ditës kur është luajtur ndeshja futbollistike e Superkupës së UEFA-s në Shkupi, dy shtetas të Kosovës kanë qenë pre e vjedhjeve, njofton Portalb.mk.

“Më 09..8.2017  në ora 13:10, E.H. (27) nga Republika e Kosovës ka paraqitur se më 08.08 të këtij viti në ora 20:10, derisa ka qenë në Arenën “Filipi i Dytë”, një person i panjohur ka kryer vjedhje ndaj tij. Hajduti e ka shfrytëzuar momentin e përshtatshëm dhe ia ka marrë kuletën në të cilën ka pasur 7 kartela kreditore, leje për automjet, kartelë sim me numër të Anglisë dhe 16.25 euro”, informojnë nga MPB.

Rasti i dytë ka ndodhur gjithashtu në të njëjtën ditë ku në ora 00:40, në Stacionin Policor Qendër L.M. (39) nga Republika e Kosovës ka paraqitur se derisa ka pritur për të hyrë në Arenën “Filipi i Dytë”, një person i panjohur ka kryer vjedhje ndaj tij.

“E ka shfrytëzuar momentin e përshtatshëm dhe ia ka marrë kuletën në të cilën ka pasur kartelë kreditore, leje për armë, letërnjoftim dhe leje për vozitje”, thonë nga MPB.

Për rastet në fjalë, MPB thotë se po ndërmerren masat për pastrimin e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button