Deponia e Strugës një vegël e pushtetarëve huliganë

Nuk kam dashur të shkruaj, nuk kam dashur të bie në sy një periudhë si faktor i shumë ngjarjeve që me kanë ndodhur kohëve të fundit si burim i shkrimeve me përmbajtje politike kundër pushtetarëve aktual e atyre në opozitë, por flaka e tepërt që kam më shtyn që të mos ndaloj e të vazhdoj të shkruaj mbi problemet që lindin dita-ditës e brenda natës.

Problemi i fundit jo pak i rëndësishëm që më vret kohëve të fundit është deponia e Strugës që ka marrë një rol eliminimi, ku për qëllim ka eliminimin e njerëzve dhe mbjelljen e sëmundjeve si dhe shumë problemeve në vend!

Deponia e Strugës jo vërtet ndizet nga njerëz të pa përgjegjshëm, kjo është një lojë që pushtetarët e disa të tjerë që dikur kanë qenë në pushtet, tani po e luajnë, është gjithçka e organizuar, korbat e vendit janë të koordinuar për të bërë sulme, e kjo është tepër e dukshme që në të kanë gisht njerëz të autorizuar me përgjegjësi politike e shtetërore. Mjafton që të bësh një analizë të vogël e do të kuptosh që kjo është vegël e korbave të zi që kanë autoritet të lartë në vend. Dua të jem edhe direkt, në këtë ngjarje ka gisht edhe VMRO-ja, por përfshirë edhe shumë të tjerë. Gjithçka ndodh si rezultat i një inati etnik e sidomos të ndryshimeve të mëdha në vend që kanë ndodh nga Struga e struganët. VMRO-ja është ajo parti që kishte në dorë spitalet e Strugës, por i linte njerëzit të vdesin kurse me buxhetin e saj organizoheshin mbrëmje argëtuese në Ohër. VMRO-ja është ajo parti që kishte në dorë çështjet e arsimit në vend, por nxënësit i linte pa tekste shkollore. Sa e sa shumë sende tjera duhet radhitur në listë.

VMRO duhet të këtë parasysh se shqiptarët janë ata që e rrëzuan prej froni dhe se me shqiptarët nuk luhet lojë.

Shpresoj që politikanët aktual nuk do të ushqehen me të njëjtën ide siç janë ushqyer ujqërit e shtetit, besoj se ndryshimet do të jenë të frytshme pozitivisht e jo burim i fatkeqësive. Për shumë vite në këtë vend është derdhur gjak, gjak i pafajshëm që luftonte për drejtësi e të drejta morale, por askush nuk ngrihej për ta, sepse këtu është krim të flasësh për drejtësi, por është shumë patriotike t’i luftosh të tillët.

Shembuj të dukshëm të prapambeturisë së këtij shteti janë edhe protestat e ngjarjet që ndodhnin nga pala maqedonase që ishin të koordinuar nga sorrat pushtetare vetëm që të mos zyrtarizohet një gjuhë e një populli shtetformues. Më vjen keq që flas kaq ashpër, jam i gatshëm t’i bëj ballë çdo pengese që do të më dal pas këtij shkrimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button