Maqedonia minus një, Shqipëria nuk lëviz vendin, Kosova -3

FIFA ka publikuar sot renditjen më të re të kombëtareve të futbollit, sipas së cilës vendin e parë nga Gjermania e ka rrëmbyer Brazili me 1604 pikë.

Reprezentacioni futbollistik i Maqedonisë ka shënuar rënie prej një pozitë në renditjen më të re të publikuar nga FIFA. Në muajin korrik Maqedonia u rendit në pozitën e 134, ndërsa tani gjenden në pozitën e 135. Të përzgjedhurit e seleksionuesit Igor Angellovski edhe pse nuk kanë luajtur asnjë ndeshje, kanë përjetuar rënie në renditje. Para Maqedonisë janë Liberia,Vietnami, Burundi por edhe Andorra që pozicionohet e 129-ta në listë.

Kombëtarja e Shqipërisë mbetet sikur edhe herën e kaluar në vendin 63 me 583 pikë, derisa Kosova ka shënuar rënie për tri vende dhe tash renditet në vendin 180 me 90 pikë.

Gjermania bie për një vend më poshtë dhe tash renditet e dyta me 1549 pikë. Në vendin e tretë mbetet Argjentina me 1399 pikë. Zvicra është ngritur në vendin e katërt me 1329 pikë, Polonia është e pesta me 1319 pikë. Portugalia ka rënë nga vendi i pestë në të gjashtin me 1267 pikë. Kili është i shtati me 1250, në të tetin mbetet sikur edhe herën e kaluar Kolumbia me 1208 pikë. Belgjika është ngritur në vendin e nëntë me 1194, ndërsa top dhjetëshen e parë e përmbyll Franca me 1157 pikë.  Ndërkohë, renditja e re do të publikohet muajin e ardhshëm, 14 shtator. /Portalb.mk/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

rolex replica paypal patek philippe
VERZIONI DESKTOP