OJQ-të kërkojnë të hetohet procesi i desorosoizimit

Trembëdhjetë organizatat joqeveritare të cilat merren me problemet e fushës së sektorit civil si pjesë e 73 organizatave që përpiluan planin “3-6-9-12” sot publikuan “Propozimin për prioritetet urgjente të proceseve demokratike”, prioritet kryesor i të cilit është hetimi i procesit të desorosoizimit, njofton Portalb.mk.

Siç bëri të ditur Aleksandar Kolekeski nga Qendra për Strategji Evropiane “Eurothink” reformat në këtë porpozim-plan nisin me ndërprerjen e procesit të desorosoizmit, zbulimin e përgjegjësve të nxitjes dhe zhvillimit të këtij procesi si dhe përmirësimi i hapësirës financiare dhe juridike të OJQ-ve të cilat u përfshinë në këtë proces.

Krahas kësaj, Kolekeski bëri të ditur se në kuadër të përfshirjes së OJQ-ve në politika shtetërore duhet të formohet këshill me anëtarë të sektorit civil të cilit do të ishin “dëshmitarë” të mënyrës së përcaktimit, ndarjes, përfshirjes dhe qasjes së tyre në procesin e paraparë për ata.

Përskaj kësaj, ata kërkojnë që të bëhet memoratium për ndarjen e mjeteve të parapara për OJQ-të.

Martin Aleksoski

Ndërkaq, Martin Aleksoski nga Këshilli Nacional Rinor i Maqedonisë bëri të ditur se këto reforma parashohin ndërmarrje të 42 masave konkrete.

Aleksoski tha se në kuadër të sektorit civil të planit “3-6-9-12” parashihet ndryshimi i ligjit për organizim dhe mbajtje të referendumeve në komunat e Maqedonisë me anë të së cilit mundësohej përcaktim i saktë i vendit ku do të mbledhen nënshkrimet nga qytetarët, informim i plotë dhe gjithëpërfshirës për qytetarët si dhe përfshirje të më shumë komunave, jo vetëm të asaj komune ku do të mbahet referendumi.

LEXO: Plani “3-6-9-12″ parasheh ndryshim të ligjit për arsim parashkollor dhe sipëror

LEXO: Ja cilat reforma parashihen në shëndetësi me planin “3-6-9-12″

Ndryshe organizatat qytetare kanë përpiluar plan të ri reformues “3-6-9-12” i cili duke përfshirë edhe aktivitete që do të realizohen në dymbëdhjetë muajt e parë të Qeverisë së Maqedonisë do t’i propozohet Qeverisë, Kuvendit, komisioneve kuvendare dhe institucioneve shtetërore në Maqedoni që të njëjtat të parashohin dhe realizojnë aktivitete të parapara në të.

Ky propozim-plan i përpiluar nga organizatat qeveritare i cili parasheh reformat që duhet të bëhen në drejtësi, mbrojtjen e ambientit, mbrojtën sociale, kulturë, shëndetësi dhe energjetikë synon të plotësoj planin qeveritar “3-6-9”.

LEXO: Maqedoni, do të ndalen presionet dhe do të riafirmohet roli pozitiv i OJQ-ve

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button