Polici që e shpëtoi Zaevin avancohet në kryeshef të MPB-së

Sasho Tasevski dhe Aco Angellovski, të cilët më 27 prill si pjesë e sigurimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, atij, kryeministrit Zoran Zaev, kryekuvendarit, Talat Xhaferi dhe deputetëve të tjerë në shumicën parlamentare u dolën në ndihmë janë vendosur në pozita të kryeshefave në MPB, njofton Portalb.mk.

Tasevski është emëruar kryeshef në Departamenin për Sigurim ose të ashtuquajturës Drejtoria e Gjashtë, ndërkaq Angellovski është vendosur në krye të Sektorit për Siguri Parandaluese në MPB.

Policët Tasevski dhe Angellovski ishin sigurim të ministrit të MPB-së, Spasovski në Qeverinë për zbatimin e zgjedhjeve. Më 27 prill të këtij viti, kur u zgjodh kryetari i ri i Kuvendit, Talat Xhaferi, deputetët e VMRO-DPMNE-së Kërsto Mukoski dhe Sasho Vasilevski i kanë hapur dyert e Kuvendit për të hyrë brenda huliganët të cilët i rrahën deputetët dhe gazetarët, por dhe demoluan gjithçka që u dolën përpara.

Në konferencën për shtyp të Kuvendit, deputetët dhe gazetarët u bllokuan nga dhunuesit për më shumë se dy orë, edhe pse kanë kërkuar ndihmë nga Policia që t’i shpëtojnë, Policia nuk u ka ndihmuar. Mes dhunuesve pati persona me maska të zeza. Ndër më të lënduarit ka qenë kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, i cili falë sigurimit të Kuvendit, Abdulfetah Alimit, doli gjallë nga hapësirat e Kuvendit.

LEXO: Gjithçka që ndodhi gjatë sulmit në Kuvend (FOTO+VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button