Pacolli paralajmëron largim nga koalicioni

Koalicioni PAN nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës edhe pse e ka të drejtën ekskluzive të propozimit të kandidatit për kryeparlamentar.

Ky koalicioni ka kërkuar që të mërkurën e ardhshme të ketë edhe një takim konsultativ mes partive në mënyrë që, siç kanë thënë ata, të enjten ose të premten e javës së ardhshme të caktohet seanca e radhës, shkruan Zeri. 

Në seancën e së enjtes (sot), të thirrur nga kryesuesi i seancës konstituive Adem Mikullovci, pritet të marrin pjesë vetëm deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe ata të koalicionit LAA.

Këta të fundit janë shprehur të sigurt se nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit, i cili deri më tash është kandidati i vetëm zyrtar i këtij koalicionit.

Në anën tjetër kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se i ka thënë kreut të LDK-së, Isa Mustafa dhe atij të Vetëvendosjes, Albin Kurti, se nëse brenda dhjetë ditëve nuk merren vesh për formimin e Qeverisë, atëherë qëndrimi i tij në koalicion është i pakuptimtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button