Tillerson: Nuk ka “rrezik të menjëhershëm” nga Koreja Veriore

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, ka kërkuar qetësi, pasi Koreja Veriore dhe presidenti amerikan, Donald Trump, kanë këmbyer kërcënime, duke thënë se amerikanët nuk duhet të kenë “shqetësime”, transmeton REL. 

Duke folur sot para gazetarëve, pak kohë pasi arriti në ishullin Guam të Paqësorit Amerikan, zoti Tillerson tha se nuk beson se ekziston “kërcënim i menjëhershëm” pasi Koreja Veriore tha se po i “shqyrton me kujdes” planet për të lansuar sulm raketor në këtë ishull.

“Amerikanët duhet të flejnë rehat gjatë natës”, tha Tillerson.

Kërcënimi i Koresë Veriore u bë pak kohë pasi president amerikan, Donald Trump, i ka tërhequr vërejtjen Phenianit se do të ballafaqohet me “zjarr dhe ashpërsi, që bota nuk e ka parë kurrë” nëse përsëri u kërcënohet Shteteve të Bashkuara.

Sekretari Tillerson tha se Trump është përpjekur të dërgoj mesazh të fuqishëm te Koreja Veriore. Sipas tij, retorika e Phenianit është ashpërsuar, pasi komuniteti ndërkombëtar e kundërshton programin e saj atomik.

“Mendoj se ajo që presidenti ka bërë, është dërgimi i mesazhit të fuqishëm te Koreja Veriore, me një gjuhë që Kim Jong Un do ta kuptoj, pasi duket se ai nuk e kupton gjuhën diplomatike”, tha Tillerson.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button