Shkëzen Doli në shtator do të sjellë koncertin më të ri (VIDEO)

Violinisti shqiptar me famë botërore Shkelzen Doli ka njoftuar se do të mbajë koncert në Shqipëri, njofton Portalb.mk.

Koncerti do të mbahet më 23 shtator, në sheshin Skënderbej të Tiranës.

“Me shumë dashuri dhe respekt për ju, më lejoni t’ju bëj me dije se më 23 shtator 2017 në Sheshin Skënderbej, Tiranë do të zhvilloj për ju koncertin Open – Air, “Shkëlzen Doli – Albanian Soul”, me muzikë të përzgjedhur shqiptare”, tha Doli.

Siç bëri të ditur Doli, detajet në lidhje me këtë koncert do të bëhen të ditura ditëve në vijim.

Paraprakish u njoftua se Doli i cili për festat e fundvitit solli Firlarmoninë e Vjenës në Tiranë me plisa të bardhë, të njëjtët do t’i sjellë sërish në Shqipëri.

Shkëzen Doli majën e karrierës së tij e arriti me performacën në Koncertin e Vitit të Ri (2015) të Filarmonisë së Vjenës.

Shkëlzen Doli është lindur më 9 gusht 1971 në Elbasan. Ai më pas ka jetuar në Gjakovë. Interpretimi tij i shkëlqyer mahniti ndjekësit e Koncertit tashmë tradicional të Vjenës i cili çdo vit mbahet më 1 janar me ekzekutime të veprave klasike filluar nga Bachu e Beethoveni e të tjerë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button