Mbyllet edhe javorja “Republika”, ja çfarë do të ndodhë me gazetarët
Javorja “Republika” nuk do të punojë më, kështu u njoftuan sot të punësuarit e saj, njofton Portalb.mk.
Sipas informatave të “Fokus” punonjësve u është bërë e ditur se gazetarët do të punojnë në portal ndërkaq të tjerët do të largohen nga puna.
Pronar i “Republikës” ishte ndërmarrja “Iresine Limited” nga zona Belize e cila ndërmarrje gjatë vitit 2016 u largua nga pronësia dhe javoren e portalin e udhëhoqi drejtori i saj Done Donevski.
Në fund të muajit prill me punë ndaluan edhe gazetat “Utrinski vesnik” dhe “Vest” ndërkaq më 13 qershor u shtyp numri i fundit i gazetës “Dnevnik”.