Instagram, video direkte me miqtë (FOTO)

Videot direkte vijnë dhe në Instagram dhe bashkë me pjesëmarrjen e miqve. Ky funksion për momentin është në fazën e testimit në një pjesë të vogël përdoruesish dhe muajt e ardhshëm do të jetë i disponueshëm në nivel global, thotë shoqëria e Mark Zuckerberg.

Videot direkte të ndihmojnë të shpërndani në mënyrë autentike, po ndonjëherë të intimidojnë nëse duhet ta bësh gjithçka ti.

Është e lehtë të kapësh dikë gjatë transmetimit, shpjegon Instagram. Prek ikonën e re poshtë djathtas dhe “Add” për të ftuar persona mes spektatorëve. Kur i ftuari të pranojë do e shohësh ekranin të ndarë më dysh dhe miku juaj do të duket poshtë jush.  Shikuesit mund të vazhdojnë të komentojnë njësoj si më parë, shkruan TCH.

Ndërkaq, mund të hiqet personi i zgjedhur dhe të shtoni dikë tjetër, në çdo moment, ose vetë personi mund të zgjedhë të largohet. Më pas video mund të publikohet në Storie në fund të transmetimit ose zgjidh “fshi” për të mos e bërë më të dukshme.

Që në nëntor, miliona persona kanë përdorur videot direkte për tu lidhur me miqtë dhe ndjekësit, thekson Instagram.

Instagram, video direkte me miqtë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button