Pistoleta zyrtare e të arratisurit Grujovski, kthehet në Polici

“Pistoleta zyrtare e Goran Grujovskit, i cili është i arratisur është kthyer mbrëmë”, kumtoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në konferencë për shtyp, njofton Portalb.mk.

Hetimi ende nuk kumtohet zyrtarisht se ku ndodhet të arratisurit Grujovski dhe nikolla Boshkovski, të cilët janë të akuzuar në lëndët e Prokurorisë Speciale Publike.

“Ministria po e mbaron punën e saj dhe po i kërkon të njëjtit, por për shkak të fshehtësisë së procedurës nuk mundet të kumtojë informata në opinion”, tha Spasovski.

Për rikujtim, Grujovski dhe Boshkovski janë të akuzuar në rastet “Target” dhe “Fortesa”, të cilat kanë të bëjnë me përgjimin e paligjshme (pa urdhër gjyqësor) të më shumë se 25.000 numrave telefonik nëpërmjet dy sistemeve të DSK-së. Ata gjithashtu akuzohen edhe për shkatërrimin e sistemeve me të cilat kanë përgjuar, me qëllim që t’i fshijnë gjurmët e përgjimeve.

LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTEVE “FORTESA” DHE “TARGET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button