Turqia nuk do të marrë pjesë në Eurovizionin e vitit 2018-të

Sipas zëdhënësit të kryeministrit turk, Turqia nuk do të kthehet si shtet pjesëmarrës në Eurovizionin e vitit tjetër.

Bekir Bozdag i ka thënë medieve të huaja se shanset që Turqia të marrë pjesë në Eurovizion – festivalin e madh të këngës në Evropë, janë shumë të vogla.

 Turqia është larguar nga garat e Eurovizionit për shkak të problemeve me buxhet, ndërsa së fundmi ka qenë fituesja e vitit 2003, artistja turke Sertab Erener, ajo që ka treguar në Instagram se dëshiron që Turqia të kthehet në garën e madhe muzikore, shkruan KultPlus.

Turqia nuk merr pjesë në Eurovizion që nga viti 2013-të. Eurovizioni do të mbahet në Lisbonë, vitin tjetër, në datat 8, 10 dhe 12 maj. Deri tash 22 shtete e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, përfshirë këtu Rusinë e cila këtë vit mungoi në garë për shkak se ngjarja u mbajt në Ukrainë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP