Macron heq dorë zyrtarisht nga planet për zonjën e parë

Presidenti francez Emmanuel Macron, ka hequr dorë zyrtarisht nga planet e tij për të krijuar një rol zyrtar për zonjën e parë, pra gruan e tij Brigitte Macron.

Gjatë fushatës së tij, Macron kishte thënë se dëshironte të krijonte “një status të vërtetë” për gruan e tij, transmeton Koha.net.

Por një peticion online kundër kësaj lëvizjeje ka fituar pothuajse 290,000 nënshkrime.

Mediat franceze raportojnë se pozicioni i Brigitte Macron do të sqarohet në ditët në vijim, por se kushtetuta nuk do të ndryshohet.

Në një intervistë televizive gjatë fushatës presidenciale, Macron tha se, nëse zgjidhet president, ai do të dëshironte që roli i zonjës së parë të “përcaktohej”.

Kushtetuta franceze nuk i jep statusin zyrtar bashkëshortes së presidentit, në këtë rast Brigittes, megjithëse ata zakonisht i kanë ndarë një zyre në Pallatin Elysee, një asistent ose dy, dhe rojet e sigurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button