Raporti: Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të i ka vrarë civilët

Nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, i cili po lufton kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), për t’i dëbuar nga baza e tyre në qytetin Raka në Siri, janë vrarë së paku 29 civilë, përfshirë 14 fëmijë, gjatë 24 orëve të fundit, ka raportuar mbrëmë Observatori sirian për të drejtat e njeriut, që i ka vëzhguesit në terren, transmeton REL.

Ndër të vrarët janë edhe 14 anëtarë të një famileje, ka njoftuar ky observator.

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara nuk është përgjigjur menjëherë ndaj këtyre akuzave.

Më parë, koalicioni ka thënë se ndërmerr masa të jashtëzakonshe për evitimin e vrasjes së civilëve dhe zhvillon hetime për raportet e tilla.

Koalicioni ka thënë muajin e kaluar se nga sulmet e veta ajrore janë vrarë së paku 600 civilë në Siri dhe Irak, prej se i ka filluar operacionet në vitin 2014.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se ky numër është shumë më i madh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button