Në Kosovë janë arrestuar 11 serbë dhe rusë për kalim ilegal të kufirit

Policia e Kosovës mbrëmë informoi se ka arrestuar 11 persona, shtetas të Serbisë dhe Rusisë, nën akuzën për kalim ilegal të kufirit të Kosovës.

Informacioni është siguruar në rrugë operative, e sipas tij, në lagjen “Sekiraqa” të fshatit Metergof të Podujevës do të hynin në mënyrë të paligjshme shtetasit serbë e rusë.

Pas angazhimit dhe masave të marra nga policia, me nxjerrjen e ekipeve patrulluese të kufirit, rreth orës 13:45 janë pikasur dy automjete me targa të Serbisë shumë pranë kufirit. Gjatë kontrollit të tyre, automjete tip Mercedes, janë ndaluar 11 shtetasit e identifikuar vetëm me iniciale dhe vitin e lindjes. Mes tyre janë 5 meshkuj (3 serbë e dy rusë) dhe 6 femra (dy serbe dhe 4 ruse), më i vogli prej tyre 15 vjeç (2002) dhe më i madhi 51 vjeç (1966).

Ata janë dërguar në stacionin policor të Policisë Kufitare, ku janë marrë në pyetje dhe ka vijuar procedura e mëtejshme siç parashikohet në ligj. Mbi këtë zhvillim janë njoftuar edhe prokurori kujdestar i shtetit, Oda e avokatëve të Kosovës, si dhe zyra ndërlidhëse ruse në Republikën e Kosovës. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button