Jepini lëkurës ndjesinë tropikale me maskën me ananas!

Temperaturat e larta, ekspozimi për një kohë të gjatë në diell, ndikojnë në dëmtimin e lëkurë. Djersitja e tepërt ndikon negativisht te llojet sensitive të sipërfaqjes së trupit. Kjo është arsyeja kryesore e daljes së akneve apo krijimit të njollave të ndryshme. Këtë herë, ne ju paraqesim maskën çudibërëse, që do t’ju bëjë të keni ndjesinë tropikale në lëkurë. Duke qenë se ananasi është përbërësi kryesor i përgatitjes, fytyra juaj do të përfitojë të gjithë butësinë e nevojshme, pa shfaqur më problemet e lartpërmendura. Lexoni më poshtë për më tepër:

Përbërësit:
Ananas i freskët
3 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle mjalt natyral

Përgatitja:
Shtypni një masë të mjaftueshme ananasi, aq sa ta vëreni se formohet një sasi e konsiderushme paste e përzierë me vajin dhe mjaltin që keni zgjedhur të përdorni. Pastroni fytyrën dhe qafën dhe aplikoni përgatitjen njëtrajtësisht në këtë zonë. Lëreni për 15 minuta, dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët, deri sa të sihuroheni që keni larguar të gjithë maskën nga lëkura. Pasi ta thani me peshqir, vendosni kremin që përdorni në përditshmëri. Do të shihni rezultate mahnitëse!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button