AUV: Në Maqedoni nuk ka vezë holandeze me insekticide

Në Maqedoni nuk ka import të vezëve për konsum nga Holanda për të cilat Komisioni Evropian paralajmëroi se një pjesë e sasive janë plasuar në disa vende evropiane janë të infektuara me insekticide, njoftoi sot Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV).

Sipas AUV, importi i vetëm i këtij prodhimi në vend është nga Republika e Serbisë prej të cilës në gjashtë muajt e parë të vitit 2017 janë importuar gjithsej 162.560 kilogram vezë për konsum, ndërsa në vitin 2016 509.402 kilogramë.

“Prodhimi vendor dhe importi i vezëve për konsum në Republikën  e Maqedonisë janë nën kontroll të vazhdueshëm të veterinerëve zyrtar nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari. Nga kontrollet e kryera deri tani dhe realizimi i Programit kombëtar vëzhgues nuk janë evidentuar lëshime në pikëpamje të sigurisë, as në prodhimin vendor, e as në sasitë e importuara”, thekson AUV.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button