Tahiri: Rifillimi i dialogut mes Serbinë, prioritet i Kosovës

Ministrja e Kosovës në largim për Dialog, Edita Tahiri ka cilësuar se kryesore dhe urgjente është krijimi i institucioneve të reja në vend.Sipas saj vendi ka përpara një agjendë të prioriteteve të brendshme dhe të jashtme, cituar nga Radio Televizioni i Kosovës – RTK.

“Kryesore dhe urgjente është te krijohen institucionet e reja. Kosova ka përpara një agjendë të prioriteteve të brendshme dhe të jashtme, të cilat kërkojnë zgjidhje për të mirën e qytetarëve dhe forcimin e shtetit”, ka shtuar Tahiri.

“Dialogu i Brukselit bën pjesë në mesin e këtyre prioriteteve dhe është e rëndësishme sepse është dialog në dobi për paqe, fqinjësi dhe integrime dhe euroatlantike për Kosovën”, ka përfunduar Tahiri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button