Shkup, tentohet të vritet një 37 vjeçar

Një person i panjohur prej një automjeti në lëvizje ka shtënë me armë zjarri ndaj një qytetari 37-vjeçar nga Shkupi në rrugën “Alija Avdoviq”.

Siç informon sot MPB, incidenti ka ndodhur dje rreth orës 17:00 derisa N.A. (37) ka lëvizur me automjetin e tij nëpër rrugën “Alija Avdoviq”.

Personi i panjohur e ka braktisur vendin e ngjarjes.

I lënduari N.A. (37) është qëlluar nga predhë në pjesën e kërdhokullit të majtë, ndërsa me automjetin e Ndihmës së shpejtë është transportuar në Qendrën emergjente. Janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button