Frikë se këngëtarja O’Connor mund të vetëvritet

Këngëtarja e njohur irlandeze Sinead O’Connor ka postuar një video shqetësuese në rrjetet sociale, në të cilën ajo ka folur për vështirësitë në jetën e saj.

O’Connor, 50-vjeçare, videon 12 minutëshe e postoi javën e kaluar në Facebook dhe zbulon se si çdo ditë po lufton për të mbetur gjallë, raporton Daily Mail.

“Po jetoj në një motel në fund të New Jerseyt”, ka thënë këngëtarja, njofton koha.net.

“Jam krejt vetë. Nuk e kam askënd në jetën time përveç doktorit, psikiatrit tim – njeriut më të ëmbël në botë, i cili thotë se jam heroi i tij – kjo është gjëja e vetme që po më mban të gjallë për momentin… dhe kjo është patetike”, ka thënë ajo derisa shihej e ulur në dhomën e motelit, transmeton Koha Ditore.

“Dua që të gjithë të dinë se si është kjo jetë, prandaj po e bëj këtë video”, ka thënë veç të tjerash O’Connor.

O’Connor edhe më parë ka treguar kur para 10 vjetësh ishte diagnostikuar me çrregullimin bipolar dhe përballjen me depresionin dhe stresin pos-traumatik.

Në një intervistë për Oprah Winfreyn në vitin 2007, ajo ka treguar se si kishte menduar për vetëvrasje, por në atë kohë kishte përmendur barërat që i ndihmuan për të gjetur balancën në jetën e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button