Futbollistët e Real Madridit arrijnë në Shkup (VIDEO)

Shkupi numëron orët nga Superkupa e UEFA-s e cila do të mbahet më 8 gusht në stadiumin “Arena Tekelom” në Parkun e Qytetit në Shkup, njofton Portalb.mk.

Në lidhje me këtë rast sot në aeroportin Aleksandri i Madh në Shkup kanë arritur lojtarët e Real Madridit, ndërkohë që priten të vijnë edhe të Mançester Junajtedit.

Dueli i Superkupës së UEFA-s do të përballë Real Madridin dhe Mançester Junajtedin.

Në lidhje me këtë ngjarje Ministria e Punëve të Brendshme dje njoftoi se nga sot, 7 gusht do të zhvillohet komunikacion i veçantë dhe regjim për këmbësoret në afërsi të stadiumit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button