“Unë isha aq i pafuqishëm”, fjalët e Zanettit rreth rënies katastrofale të Adrianos do t’jua thyejnë zemrën (Foto/Video)

Futbolli është i mbushur me histori kur lojtarët nuk kanë shfrytëzuar talentin.

 Por, një nga ato më të dhimbshmet ishte ajo e Adrianos.
Adriano duke festuar golin në vitet e famshme 2000
Adriano duke festuar golin në vitet e famshme 2000

Sulmuesi brazilian kishte të gjitha cilësitë për t’u bërë një nga lojtarët më të mëdhenj që ka parë bota e futbollit, por ai i qoi të gjithin dëm, transmeton Telegrafi.com.

Ai nga Flamendo në vitin 2001 u transferua te Interi, ku më pas u huazua te Fiorentina dhe Parma për dy vite dhe pastaj u rikthye në Milanio për të shkëlqyer.

Perandori‘ aq sa është i njohur për cilësitë, është i njohur edhe për rënien e madhe të formës, edhe pse ishte në kulmin e karrierës.

Zanetti dhe Adriano ishte bashkëlojtar për gjashtë vite
Zanetti dhe Adriano ishte bashkëlojtar për gjashtë vite

E gjitha kjo shpjegohet nga legjenda e Interit, Javier Zanettit, i cili thotë se disfata më e madhe në karrierën e tij ishte që nuk arriti ta shpëtojë karrierën e Adrianos.

“Ishim duke luajtur një miqësore ndaj Real Madridit dhe ai (Adriano) shënoi një gol mbresëlënës”.

“I thash vetës se ai është Ronaldo i ri. I kishe të gjitha – fuqi, teknikë, driblim, shpejtësi, gjuajtje të fortë dhe goditje të mirë me kokë”.

Adriano duke i qethur flokët në favelat braizliane
Adriano duke i qethur flokët në favelat braizliane

“Adri ishte nga favelat (paralagje të varfra në Brazil), dhe kjo më frikësoi shumë. E kam parë rrezikun, sepse është rrezikshme kur bëhesh i pasur nëse më herët nuk ke pasur asgjë”.

“Kisha frik se ai do futej në telashe”, ka thënë Zanetti.

“Ai një ditë mori një telefonatë nga Brazili ‘Adri, babai ka vdekur”.

“E kam parë atë në zhveshtore, e gjuajti telefonin dhe filloi të bërtas. Nuk mund ta imagjinoja atë mënyrë të bërtiturit. Rrëqethem edhe sot e kësaj dite”.

Pas vdekjes së babait Adriano kishte edhe probleme me peshën
Pas vdekjes së babait Adriano kishte edhe probleme me peshën

“Që nga ajo ditë Moratti (presidenti i Interit në atë periudhë) dhe unë jemi kujdesur për atë sikur ai të ishte vëllai jonë i vogël”.

“Ai vazhdoi të luajë futboll, të shënojë gola dhe t’ia dedikojë ato babit vet në qiell . Por, pas asaj telefonate asgjë më nuk ishte e njëjtë”.

“Ivan Cordoba shpenzoi një natë me atë duke o thënë. ‘Adri, ti je një përzije e Ronaldos dhe Zlatan Ibrahimovic. A je i vetëdijshëm se mund të bëhesh lojtari më i mirë i të gjitha kohërave?

Festa e një goli të Adrianos
Festa e një goli të Adrianos

“Ne nuk kishim sukses ta largojmë atë nga depresioni dhe kjo ndoshta është disfata më e madhe në gjithë karrierën time. Ende më dhemb, isha aq i pafuqishëm”, shtoi Zanetti.

Këto fjalë më së miri e tregojnë dhe konfirmojnë se sa shumë u shkatërrua Adriano nga vdekja e babit, por është një tjetër tregues se sa ishte i përkushtuar Zanetti për bashkëlojtarët dhe Interin e tij.

Zanetti aktualisht është zëvendës-president i Interit, por sa ishte lojtar aktiv ishte një nga kapitenët më mirë ndonjëherë që ka parë bota e futbollit, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.

Il Capitano
Il Capitano

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button