ASHMAA filloi vëzhgim të informimit medial për Zgjedhjet lokale

Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele (ASHMAA) në pajtim me Kodin Zgjedhor, sot filloi vëzhgim të informimit të radiodifuzerëve për Zgjedhjet lokale të vitit 2017.

ASHMAA njoftoi se deri te të gjithë radiodifuzerët tashmë është dërguar shkresë në të cilën saktësisht informohen për obligimet nga Kodi Zgjedhor të cilit duhet t’i përmbahen deri në fillimin e fushatës zgjedhore. Do të mbahen edhe trajnime të posaçme. Për mënyrën e informimit të radiodifuzerëve Agjencia do të publikojë raporte për secilën periudhë prej dhjetë ditëve.

Metodologjia për vëzhgim dhe Kodi Zgjedhor janë të qasshme në ueb faqen e Agjencisë (www.avmu.mk) në kolonën e posaçme Zgjedhje 2017, ku do të publikohen të gjitha informacionet lidhur me zgjedhjet lokale.

Prej dje kur u shpallën zgjedhjet, rrjedh afati prej pesë ditëve në të cilin të gjitha televizionet dhe radiot të cilët do të emitojnë reklamim të paguar politik gjatë fushatës zgjedhore duhet t’i konfirmojnë dhe dorëzojnë tarifat deri te Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele (përmes arkivit ose adresës elektronike [email protected]), si dhe deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor, Enti Shtetëror për Revizion dhe deri te Komisioni për parandalimin e korrupsionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button