Kupa e Maqedonisë fillon me duele shqiptare

Sot në lokalet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), është bërë tërheqja e shortit për 1/16 të Kupës së Maqedonisë. Në këtë fazë të ndeshjeve spikat dueli i ekipeve shqiptarë, ku Shkupi do të jetë mysafire e Zajazit të Kërçovës, ndërsa derbi i pollogut do të luhet në mes Gostivarit dhe Shkëndijës. Skuadra e Renovës për kundërshtare e ka ekipin e Tikveshit, Vëllazërimi do të luaj ndaj Borecit të Velesit, ndërsa ekipi i ri i Ligës së Dytë, Struga Trim Lum do të luajë ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit. Shorti deshti që në këtë fazë të jetë e lirë skuadra e Rabotniçkit, njofton Portalb.mk.

Ja dhe dyshet tjera: Lokomotiva – Vardari, SSK Nova – Akademija Pandev, Kozhufi – Novaci, Vardar Negotina – Euromilk, Bellasica – Pelisteri, Pllaçkovica – Pobeda, Osogova – Bregallnica Shtipit, Mogilla Bi-milk – Sileksi.
Në këtë fazë luhet një ndeshje eliminuese, nëse nuk ka fitues atëherë menjëherë pason faza e penaltive. Ndeshjet luhen me 16.08.2017 me fillim në orën 17:00. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button