Rikthehen në modë… vathët rrathë!
Tendenca e vathëve të rrumbullakët i përket viteve ’90-2000. Ju kujtohet klipi Jennifer Lopez “If you have my love” ose “I’m gonna be alright”? Ajo e ka ruajtur këtë tendencë në vite në veshjet me pallto, por edhe me tuta e kapele, shkruan Bordo.al.
Duket se kjo tendencë është rikthyer fuqishëm te aksesorët këtë verë dhe në rrjetet sociale kemi parë se vathët e rrumbullakët metalikë preferohen nga mëngjesi në mbrëmje, madje edhe në plazh. Po cilat janë vajzat që e rikthyen këtë trend në verën e këtij viti? Bella Hadid, Hailey Baldwin, Emily Ratajkowski janë disa nga yjet që frymëzohen nga moda e viteve ’90-të.