MotoGP, Marquez arriti fitoren e 3-të të sezonit
Piloti spanjoll i ekipit Repsol Honda, Marc Marquez, arriti fitore në garën e 10-të e sezonit të MotoGP e organizuar në Çmimin e Madh të Çekisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Raundi i 10-të i MotoGP, një nga organizimet sportive me motorë më të rëndësishme në botë u mbajt në qytetin Brno të Çekisë, në pistën e gjatë 5.4 kilometra në 22 xhiro.
Marquez i cili filloi në garë nga “pole position”, me 44.15.974 arriti fitoren e tretë këtë sezon, ndërsa të 32 në karrierën e tij në MotoGP.
Ndërsa shoku i tij nga i njëjti ekip Dani Pedrosa pas 12.4 sekonda arrit të jetë i dyti. Spanjolli Maverick Vinales nga Movistar Yamaha 18.1 sekonda pas Marquez i treti.
Marquez me 154 pikë vazhdoi të kryesojë në radhitjen e pilotëve.
Gara e 11-të e këtij sezoni do të mbahet më 13 gusht me Çmimin e Madh të Austrisë.
Radhitja e pilotëve
Pas Çmimit të Madh të Çekisë radhitja e pilotëve është si më poshtë:
1. Marc Marquez (Spanjë) – 154 pikë
2. Maverick Vinales (Spanjë) – 140
3. Andrea Dovizioso (Itali) – 133
4. Valentino Rossi (Itali) – 132
5. Dani Pedrosa (Spanjë) – 123